Florim Isufi i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit

  • 31 August 2016 - 23:24
Florim Isufi i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit

Ndaj deklaratës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi i cili tha se dy ekspertët që po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi, nuk po tërhiqen për shkak të “korisë”, ka reaguar profesori Isufi.

Ai në një shënim në Facebook ka prezantuar hartat që dëshmojnë se ku saktësisht është kufiri Kosovë- Mali i Zi, duke mos dhënë shumë komente. 

“Studimi i fizibilitetit të rrugës Pejë-Rozhaj. Materiali shkencor në aspektin gjeomorfologjikë dhe gjeologjikë ku saktë precizohet edhe kufiri mes dy njësive administrative”, ka shkrur ai, duke ia bashkangjitur edhe këto fakte postimit të tij në Fcebook.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image