Gruevski: Janë ndarë 3.800 bursa sportive, janë investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën sportive

  • 25 September 2016 - 16:30
Gruevski: Janë ndarë 3.800 bursa sportive, janë investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën sportive

Agjencia për rini dhe sport deri më tani ka ndarë rreth 3.800 bursa sportive “Shpresa sportive”, me të cilën çdo vit u jepet bursë rreth 500 talenteve shpresa të reja nga të gjitha sportet dhe Federatat sportive në Maqedoni, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM, Nukola Gruevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë vit do të ndahen edhe 500 bursa tjera, kështu që do të tejkalohet numri prej 4.300. Për to deri më tani janë investuar mbi 2,5 milionë euro, ka theksuar, Gruevski i cili sot e ka vizituar vendin ku ndërtohet salla e sportit për shkollën fillore „Kirili dhe Metodi“ në qendër të Shkupit.

“Masa “Shpresa sportive” për talentet e rinj sportiv jemi duke e zbatuar tashmë disa vite dhe ky është një premtim tjetër të cilin e kemi realizuar. Vendimet për atë se kush do të merr bursë sillen nga vetë federatat, sepse ata më së miri i ndjekin sportistët e rinj. Në këtë mënyrë Agjencia për rini dhe sport këtyre të rinjve u paguan 2o për qind të rrogës mesatare në Maqedoni, me se ua lehtëson harxhimet familjeve fëmijët e të cilëve merren me sport”, ka thënë Gruevski.

(Kosova Sot)