Lekaj për vdekjen e Don Gjergj Gjergjit: U shua një atdhetarë i madh i kombit

  • 25 September 2016 - 16:52
Lekaj për vdekjen e Don Gjergj Gjergjit: U shua një atdhetarë i madh i kombit

Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, në profilin e tij në facebook ka shprehur ngushëllimet tij për vdekjen e Don Gjergj Gjergjin, duke thënë se do ta kujtojmë jo vetëm si meshtar, por edhe si historian e studiues të vyer, që u angazhua gjerë e gjatë në shumë arkiva të botës për të shpërfaqur të vërtetën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për të kaluarën dhe traditat tona.

Më poshtë keni mesazhin e plot të deputetit Lekaj:

“Miq,

Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e meshtarit Don Gjergj Gjergji.

Don Gjergjin, do ta kujtojmë jo vetëm si meshtar, por edhe si historian e studiues të vyer, që u angazhua gjerë e gjatë në shumë arkiva të botës për të shpërfaqur të vërtetën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për të kaluarën dhe traditat tona.

Familjarë, miqë, Ipeshkvi e Kosovës, të gjithë ju që e njohët e bashkëpunuat me punëtorin e vyer të zotit, Don Gjergj Gjergjin, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Grupit Parlamentar të AAK-së”, ka shkruar Lekaj. 

(Kosova Sot)