“Trainkos” shpërblen me tenderë kompaninë e vëllait të Sami Lushtakut (Dokument)

  • 25 September 2016 - 20:16
“Trainkos” shpërblen me tenderë kompaninë e vëllait të Sami Lushtakut (Dokument)

40 mijë e 500 euro peshon kontrata që e ka nënshkruar kompania e vëllait të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Ukshinit.

Ukshin Lushtaku, që është njëri nga pronarët e kompanisë “Security Code”, ka fituar tenderë bashkë me kompaninë "Commando" , që t’i ofrojnë shërbime  të sigurimit fizik të objekteve të Trainkos, raporton Indeksonline.

Kontrata në mes Trainkos dhe këtyre dy kompanive është nënshkruar për 12 muaj dhe në këtë tenderë thuhet se kanë qenë 3 kompani që kanë konkurruar.

Kontrata është nënshkruar më 21 shtator të këtij viti.

Kujtojmë se kryeshefi i tanishëm Trainkos, Gelor Shala, ka punuar në një kompani ku ishte aksionar Nazmi Grabovci, djali i vëllait të Adem Grabovcit nga PDK-ja. Ndërsa edhe Sami Lushtaku është kryetar i Skenderajt nga radhët e PDK-së. 

(Kosova Sot)