11 persona të arrestuar për një ditë

  • 26 September 2016 - 10:09
11 persona të arrestuar për një ditë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve janë arrestuar 11 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar prokurori i rastit, me urdhri të të cilit, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)