Shkup: Mbaron protesta e sotme, sulmohet me ngjyrë Gjykata Penale

  • 26 September 2016 - 23:26
Shkup: Mbaron protesta e sotme, sulmohet me ngjyrë Gjykata Penale

Qindra protestues para Paralamentit kanë ndezur pishtarët për t’i dhënë fund protestës në mbështetje Katica Janevës dhe Prokurorisë Speciale Publike.

Protestuesit kërkuan nga qeveria që të ndalojnë pengimin e punës së Prokurorisë Speciale dhe t’i japin mbështetje të plotë në zbardhjen e krimeve dhe korrupsionit nga ana e qeveritarëve.

Madje, në një aksion që kanë ndërmarr gjatë mbrëmjes së djeshme aktivistët e “Revolucionit shumëngjyrësh” kanë ngjyrosur ndërtesën e Gjykatës Penale Shkupi 1.

Ndryshe, nga kjo lëvizjes vlerësojnë se pikërisht kjo Gjykatë është pengesa më e madhe me të cilën po ballafaqohet Prokuroria Speciale, shkruan Zhurnal.

(Kosova Sot)