Vrasja në Torovicë, ja emri i të riut që u vra brenda në furgon

  • 27 September 2016 - 09:45
Vrasja në Torovicë, ja emri i të riut që u vra brenda në furgon

Zbulohet identiteti i viktimës së një grabitjeje tek Shkami i Kuq në Torovicë. Ai është Ajet Qokthi, 26 vjeç.

Ai udhëtonte spt në mëngjes me kamionçinën kundër së cilës u qëllua me armë, me targa AA 553 BY. Qokthi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar A.Q. Policia e Lezhës ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur operacionin për kapjen e autorëve.

Informacioni paraprak i Policisë së Lezhës:

Me  datë 27.09.2016,  rreth ores 06:15 ,  është marrë njoftim se në rrugen e vjetër për  Torovicë,  në kufirin ndares me Shkodren,   ka ndodhur një vrasje.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se persona akoma të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti Ford i cili po udhëtonte në drejtim të fshatit Torovicë.

Në automjet lëviznin shtetasit A.Q. (drejtues mjeti ) dhe Ajet Qokthi, 26 vjeç  ( pasagjer) , të dy  banues në Shkoder.

Si pasoje e të shtënave  ka humbur jetën Ajet Qokthi.

Janë  ngritur pika kontrolli e  po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarje.

(Kosova Sot)