Kushtetuesja pritet të diskutojë për kryqin në Butel

  • 28 September 2016 - 12:13
Kushtetuesja pritet të diskutojë për kryqin në Butel

Gjykatësja, Natasha Gaber që në fillim të seancës së Gjykatës Kushtetuese në Shkup kërkoi anulimin e saj për shkak se sekretares gjenerale të kësaj Gjykate i ka kaluar mandati.

Për këtë reagoi edhe gjykatësja Gëzime Starova duke thënë se mandati i skaduar i sekretares është në kundërshtim me rregulloren. Por kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva pranoi hapur se kjo Gjykatë shumë gjera i bën në kundërshtim me rregulloren.

Më pas u kërkua pauzë prej 30 minutash për të vendosur se a ia vlen të vazhdohet seanca pasi që sekretarja qëndron aty me mandat që tashmë i ka kaluar me pretekstin se akoma nuk është zgjedhur ndonjë tjetër dhe se në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë shkruan vetëm data e marrjes së mandatit por nuk është e përcaktuar data e dorëzimit të tij, njoftojnë mdeiat maqedonase.

Megjithatë seanca vazhdon pa prezencën e sekretares gjenerale. Në rend dite është edhe pika për kushtetutshmërinë e vendosjes se Kryqit ne Butel, por deri në këto momente akoma nuk është arritur deri te kjo pikë që pritet të hape debat të ashpër në mes gjykatësve.

(Kosova Sot)