Tre të lënduar në tetë aksidente gjatë 24-orëshit të kaluar në Shkup

  • 28 September 2016 - 12:15
Tre të lënduar në tetë aksidente gjatë 24-orëshit të kaluar në Shkup

Tre persona janë lënduar në tri nga gjithsej tetë aksidentet e evidentuara rrugore gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në katër nga aksidentet, lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në një është shkaktuar dëm material.

Siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar policia rrugore ka sanksionuar dy shoferë të cilët kanë lëvizur nën ndikimin e alkoolit dhje janë përjashtuar nga komunikacioni, katër nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, shtatë nuk e kanë respektuar semaforin, ndërsa 17 shoferë kanë qenë pa leje qarkullimi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar.

Janë hasur edhe 37 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 16 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 67 automjete, të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si atë këmbësorik ashtu edhe atë motorik.

(Kosova Sot)