Vajza e mitur masakrohet me grushte, shoqet bëjnë tifo për dhunuesen (Video)

  • 28 September 2016 - 13:52
Vajza e mitur masakrohet me grushte, shoqet bëjnë tifo për dhunuesen (Video)

Në këtë video tregohet momenti kur një vajzë 13-vjeçare dhunohet nga shoqja e saj e klasës, ndërsa në të njëjtën kohë dëgjohen zërat e vajzave të tjera, të cilat inkurajojnë dhunuesen të vijojë rrahjen e 13-vjeçares.

Është një video brutale me shqelma dhe grushte. Dhuna ka ndodhur në një shkollë në Tamworth, Britani e Madhe. Brenda shumë pak kohe videoja është bërë virale ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.

Mamaja e vajzës së dhunuar ka reaguar mbi këtë rast, i cili nuk është i pari që ndodh në botë.  “Këto gjëra nuk mund dhe nuk duhet të ndodhin më. Të gjitha ta shohin videon. Sidomos prindërit e fëmijëve. Këto raste mund të pasohen me drama më të rënda”, deklaron ajo.

(Kosova Sot)