Serbia arreston drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi

  • 29 September 2016 - 09:56
Serbia arreston drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi

Drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia kufitare e Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

“Është arrestuar në Serbi Nehat Thaçi. Kaq mund të konfirmojmë për momentin. Për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, ka thënë Hoxha për telegrafin.

(Kosova Sot)