Bllokohet kamioni në Mat, dyshohet se do transportonte drogën e kapur në këtë zonë

  • 30 September 2016 - 15:13
Bllokohet kamioni në Mat, dyshohet se do transportonte drogën e kapur në këtë zonë

Policia vijon ende hetimet për të zbuluar lidhjet e trafikantëve në magazinën e Matit, ku u sekuestruan 3 tonë drogë.

Burime nga polica bëjnë me dije, se mbrëmjen e djeshme, është ndaluar një kamionçinë, ku shoferi është larguar nga makina.

Kjo ka bërë, që policia të hedh dyshime të forta se kamionçinë mund të ishte përdorur nga trafikantët për të transportuar lëndën narkotike.

Për rastin në fjalë, policia deklaroi se ishte angazhuar në rrethin e Matit për të kapur dhe kontrolluar të gjithë rrethinat, ku ishin përfshirë forca të shumta policore.

Gjithashtu, policia tha se nuk ka asnjë efektiv të saj të përfshirë në trafik droge në Mat. 

(Kosova Sot)