Haradinaj kërkon lirimin e Thaqit dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë

  • 30 September 2016 - 23:35
Haradinaj kërkon lirimin e Thaqit dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj arrestimit të policit Nehat Thaçi nga serbët. Ai thotë se kjo është një dëshmi tjetër që Serbia po vazhdon me logjikën e njëjtë “Millosheviqiane”.

Lexoni statusin e plotë të Haradinajt:

Ndalimi i oficerit të policisë është edhe një dëshmi e fortë se Serbia po vazhdon me avazin e vjetër armiqsor ndaj Kosovës, me logjikën e njejtë Millosheviqiane. Koncesionet e panumërta të shtetit tonë duhet të kuptohen drejt nga politkëbërësit tonë dhe t'i ndalin këto praktika, t'i vëjnë kushtet strikt të reciprocitetit. 

Nuk duhet të ketë dialog me një shtet që saherë mundet përbuzë uniformen tonë Policore , tani duke arrestu me aktakuza të një regjimi të përmbysur që sa vite.

Serbia duhet ta lirojë sa më parë këtë oficer që shërbeu dhe u avancua në detyrë falë shërbimit të tij.

Kosova duhet të ja bëjë të kjartë Brukselit se raportet ndërshtetrore janë të pamundshme me një sjellje të tillë nga ana e shtetit serb.

(Kosova Sot)