Greku ndihmon shqiptarin të ‘shërohet’ me kokainë

  • 30 September 2016 - 23:38
Greku ndihmon shqiptarin të ‘shërohet’ me kokainë

Një shqiptar dhe një grek janë vënë në pranga nga policia e shtetit fqinj.

Sipas mediave greke, një 40-vjeçar grek kishte shkuar në spitalin Aegio për të takuar një shqiptar, i cili ishte pacient, i shtruar në këtë spital. 

Nga hetimet e kryera rezultoi se greku i kishte sjellë shqiptarit në spital lëndë narkotike të llojit kokinë.

Të dy u vunë në pranga dhe akuzohen për posedim në sasi të vogël të lëndëve narkotike.

(Kosova Sot)