Kapet 255 kg kanabis në Gjirin e Lalzit, do nisej drejt Italisë

  • 01 October 2016 - 16:01
Kapet 255 kg kanabis në Gjirin e Lalzit, do nisej drejt Italisë

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri që po tentonte të transportonte 255 kg kanabis sativa. Ai është Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë.

Sipas policisë, Kollovi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 po lëvizte me një makinë në zonën nga Gjiri Lalzit-Kepi Rodonit.

Menjëherë pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në afërsi të Gjirit të Lalzit është konstatuar automjeti tip Iveco me targa AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar dhe pronësi shtetasin F. M.

(Kosova Sot)