Bullgaria ndalon me ligj mbajtjen e burkës në vendet publike

  • 01 October 2016 - 17:09
Bullgaria ndalon me ligj mbajtjen e burkës në vendet publike

Bullgaria bëhet vendi i ri evropian që ndalon me ligj veshjen e burkës në publik. Ligji i ri që pritet të nxisë debat dhe polemika u ndërmor nga nacionalistët e grupimit Fronti Patriotik.

Legjislacioni i ri ndalon mbajtjen në vendet publike të veshjeve që mbulojnë pjesërisht ose plotësisht fytyrën, përveç rasteve që imponohet për arsye shëndetësore ose nga karakteri i profesionit që kryhet, xhamitë përjashtohen nga ky ligj.

Sanksionet e parashikuara variojnë nga 100 euro për shkeljen e parë dhe 750 euro për çdo shkelje të mëtejshme. Një nga figurat më të njohura të Frontit Patriotik, Krasimir Karakaçov tha se “burka është më shumë një uniformë se sa një simbol fetar”.

(Kosova Sot)