Dhjetëra milionë në xhepat e oligarkëve

  • 27 June 2015 - 07:58
Dhjetëra milionë në xhepat e oligarkëve

Prokurimi publik, oaza e korrupsionit në Kosovë

Deri 20 për qind llogaritet ryshfeti për një tender

"Ky nuk është dëmi i vetëm nga prokurimi, pasi ryshfeti në prokurim ka edhe dëme të tjera si cilësia e dobët e kryerjes së punëve apo dëmtimi i konkurrencës ndërmjet bizneseve", tha Isuf Zejna nga KDI

Fusha e prokurimit publik në Kosovë që nga paslufta e deri më sot llogaritet që të jetë njëri nga sektorët më të korruptuar gjë që është cekur edhe në të gjitha Raportet e Progresit të Komisionit Evropian. Sipas njohësve të kësaj fushe dëmi llogaritet të jetë ndërmjet dhjetëra milionë euro varësisht prej ryshfetit 10-20 për qind për çdo kontratë. Isuf Zejna nga Instituti Demoratik i Kosovës (KDI),vlerësoi se është e vështirë të llogaritet me saktësi se sa janë humbjet që i shkaktohen taksapaguesve nga prokurimi publik, për shkak se këto marrëveshje korruptive ndërmjet zyrtarëve publik dhe bizneseve janë të fshehta. "Sidoqoftë nga të dhënat dhe konsultimet me shumë akter, kemi përshtypjen se buxheti i investimeve dëmtohet në një mesatare nga 10 deri në 20 për qind", theksoi ai."Ky nuk është dëmi i vetëm nga prokurimi, pasi ryshfeti në prokurim ka edhe dëme të tjera si cilësia e dobët e kryerjes së punëve apo dëmtimi i konkurrencës ndërmjet bizneseve. Ne shumë shpesh shohim projekte kapitale të punuara me cilësi shumë të dobët dhe jetëgjatësia e të cilave është në shpërputhje me investimin që është bërë", tha Zejna... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)