4- vjeçari nuk ecën e as nuk flet, truri i pësoi lëndime serioze

  • 20 October 2016 - 19:29
4- vjeçari nuk ecën e as nuk flet, truri i pësoi lëndime serioze

Aktualisht është duke u ushqyer nëpërmes një gyp.

Dylan Woodley ishte duke ngrënë një sandviç pule kur ai i ngeli në fyt, duke i shkaktuar ndërprerje të frymëmarrjes. E ëma e tij u mundua që t'ia çlironte rrugët e frymëmarrjes, por djali pësoi infarkt të zemrës derisa ishte në duart e nënës,raporton Gazeta Kosova Sot

I shte një fëmijë i cili kurrë nuk rrinte rehat, por që tani është "i lidhur" për shtrati dhe mund të komunikojë vetëm me të rrahur të qepallave, pasi që një aksident, në shikim të parë i pasherr, i shkaktoi dëmtim të trurit. Dylan Woodley ishte duke ngrënë një sandviç pule kur ai i ngeli në fyt, duke i shkaktuar ndërprerje të frymëmarrjes. E ëma e tij u mundua që t'ia çlironte rrugët e frymëmarrjes, por djali pësoi infarkt të zemrës derisa ishte në duart e nënës. Derisa erdhën mjekët, truri i tij kishte vuajtur për oksigjen për rreth 45 minuta. 

Vuan edhe nga paraliza e të katër gjymtyrëve Tani, kur thuajse ka kaluar një vit, Dylan nga Somerseti, Angli, vazhdon që të qëndrojë në spital, ku merr kujdes intensiv, derisa e ëma e tij, zonja Wheatley, jeton në një apartament familjar, aty afër. Ajo dhe njerku i djalit, Roy Townsend, 41 vjeç, janë të befasuar nga lufta e djalit për të mbijetuar dhe nga aftësia e tij që të buzëqeshë përkundër tërë asaj që ka përjetuar dhe që është duke përjetuar. Meqë truri i vogëlushit kishte përjetuar dëme të përhapura, si pasojë e sasisë jo të mjaftueshme të oksigjenit, mjekët ishin befasuar kur atij i ishte kthyer vetëdija, por ai tani, përpos tjerash, vuan edhe nga paraliza e të katër gjymtyrëve. E tëra që mund të bëjë ai, është që të buzëqeshë dhe ka mësuar sesi të komunikojë duke i hapur dhe mbyllur sytë. 

Mjekët dhe familjarët janë duke u munduar që ta gjejnë ndonjë zgjidhje për djalin Aktualisht është duke u ushqyer nëpërmes një gypi. E ëma e tij tregon sesi të tjerët i thonë se "nuk e dimë si mund ta bësh këtë, të përkujdesesh për një fëmijë në një gjendje të tillë", por ajo thotë se këtë nuk mund ta dijë askush që nuk e ka provuar edhe vet. Mjekët dhe familjarët janë duke u munduar që ta gjejnë ndonjë zgjidhje për djalin, por, për momentin, nuk mund të bëhet shumë për të. të afërmit janë duke mbledhur para për t'i blerë atij "lodra sensorike", për t'ia lehtësuar sado-kudo jetën.

(Kosova Sot)