Ferizaj: E sulmuan në rrugë dhe ia vodhën 500 euro

  • 21 October 2016 - 11:07
Ferizaj: E sulmuan në rrugë dhe ia vodhën 500 euro

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:53 në rrugën “Zahir Pajaziti”, Ferizaj, disa persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht një burrë dhe ia kishin grabitur rreth 500 euro para.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

(Kosova Sot)