Pensionohet gazetari që kishte raportuar live hyrjen e britanikëve në Kosovë (Video)

  • 21 October 2016 - 18:28
Pensionohet gazetari që kishte raportuar live hyrjen e britanikëve në Kosovë (Video)

Në programin e tij të fundit në Sky News, prezantues ishte Jeremy Thompson.

Ndërsa Thompson është pikërisht gazetari i cili kishte raportuar drejtpërdrejtë hyrjen e britanikëve në Kosovë vite më parë.

Thompson pritet të pensionohet në fund të këtij viti, duke mbuluar personalisht zgjedhjet e gjashta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jeremy Thompson është mjeshtër i zejes së tij. Karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme, që rrallë mund të arrihet nga gazetarët. Kam mësuar shumë prej tij, se si arrinte të dilte mirë nga situatat më të ndjeshme, kishte instinkt në atë se çfarë ishte një storie e rëndësishme”, ka thënë Kreu i Sky News, John Ryley.

(Kosova Sot)