Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

  • 21 October 2016 - 21:45
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri,  që ka ndodhur para pak çastesh në Pejë. Bëhet e ditur se njëri nga të plagosurit është shtetas i Shqipërisë. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj.

“Një përleshje armatosur ka ndodhur sonte në Pejë, ku sipas të dhënave të para dy persona janë plagosur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Ibraj

Dr. Skender Dresha, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë, konfirmon se një person i plagosur shtetas i Shqipërisë ka arrritur në spital. “Ai  po reanimohet dhe do të përcjellet për QKUK në Prishtinë. Presim edhe  ta sjellin edhe të lënduarin e dytë”, tha Dresha.

Sipas burimeve të  Telegrafit ngjarja ka ndodhur tek rruga e ish-objektit të zjarrfikësve.

(Kosova Sot)