Ushtronte dhunë psikike ndaj babait të vet, arrestohet serbi

  • 22 October 2016 - 16:36
Ushtronte dhunë psikike ndaj babait të vet, arrestohet serbi

Një serb është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij.

Sipas viktimës i njëjti e ka thyer edhe urdhrin mbrojtës të shqiptuar më herët ndaj tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot)