I hyn në shtëpi dhe i vjedhë televizorin me pajisjen për wireless

  • 24 October 2016 - 14:03
I hyn në shtëpi dhe i vjedhë televizorin me pajisjen për wireless

Një person në Prizren kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje duke i vjedhur televizorin me pajisjen e wireless-it.

Sipas policisë, gjatë hetimeve është identifikuar edhe i dyshuari i dytë mashkull K/Shqiptar, i cili i kishte blerë gjësendet e vjedhura të cilat janë sekuestruar. Gjithashtu gjatë kontrollit tek i dyshuari i dytë, është gjetur dhe konfiskuar edhe një sasi e dyshuar e narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)