Kapen duke vjedhur drunj në mal

  • 24 October 2016 - 14:24
Kapen duke vjedhur drunj në mal

Policia e Kosovës ka ndaluar dy traktorë të cilët transportonin dru jashtëligjshëm.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

“Nga njësitet policore janë ndaluar dy traktorë që drejtoheshin nga të dyshuarit meshkuj K-Shqiptarë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se të njëjtit transportonin dru pa dokumente përcjellëse. Nga zyrtarët e pylltarisë drutë janë konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot)