OKB strehon 150 mijë të shpërngulur nga Mosuli

  • 24 October 2016 - 22:21
OKB strehon 150 mijë të shpërngulur nga Mosuli

Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të jetë shumë shpejt gati të presë 150 000 persona që i largohen luftimeve përreth qytetit irakian të Mosulit, njoftoi sot Komisioneri i Lartë për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Përgatitjet po zhvillohen mirë. UNHCR-ja do të ketë për dy ose tre ditë 30 000 tenda në Irak, mjaftueshëm për të strehuar 150 000 persona”, deklaroi Grandi gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin jordanez.

Autoritetet irakiane, të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar antixhihadist, po zhvillon prej një jave një ofensivë për të rimarrë Mosulin, qyteti i dytë në Irak dhe bastioni i fundit i madh i ISIS-it në këtë vend, transmeton atsh.

OKB-ja është e shqetësuar për rreth 1,5 milionë persona që vazhdojnë të jetojnë në Mosul.

(Kosova Sot)