Nikoliq i kërkon Sllovenisë ta ndihmojë Serbinë drejt BE-së

  • 25 October 2016 - 10:48
Nikoliq i kërkon Sllovenisë ta ndihmojë Serbinë drejt BE-së

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, i ka thënë kryeministrit slloven Miro Cerar, se vizita e tij i ka dhënë një dimension tjetër marrëdhënies në mes vendeve të tyre, në veçanti ekonomisë.

“Serbia dhe Sllovenia nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie të keqe në mes vete, sidomos sot, nuk kemi arsye”, ka thënë në një konferencë për shtyp,

“Bashkëpunimi ynë ekonomik po rritet dita ditës, falë marrëveshjeve tregtare që Serbia ka lidhur me Slloveninë”, ka theksuar Nikoliq.

Serbia e synon Bashkimin Europian dhe asistenca e Sllovenisë në këtë rrugë, është shumë e vlefshme, ka thënë presidenti serb.

(Kosova Sot)