Thaçi:Politika në Serbi të na ndihmojë me personat e pagjetur

  • 25 October 2016 - 12:11
Thaçi:Politika në Serbi të na ndihmojë me personat e pagjetur

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka thënë se mbetet i përkushtuar që të mbyllet sa më shpejt kapitulli i personave të pagjetur.

Më tutje thuhet se me kryesuesin Gjetaj, Thaçi ka biseduar rreth angazhimit për të mbyllur kapitullin e personave të pagjetur dhe për hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë.

“Çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe politika në Serbi duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së saj e jo pengesë”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, kryesuesi i komisionit për personat e zhdukur, Prenk Gjetaj, e informoi presidentin se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre.

(Kosova Sot)