Lunacek: Çelësi për liberalizimin e vizave, është në duar të politikanëve kosovarë

  • 25 October 2016 - 18:49
Lunacek: Çelësi për liberalizimin e vizave, është në duar të politikanëve kosovarë

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka thënë i vjen keq që nuk ka progres të mjaftueshëm në lidhje me përmbushjen e dy kritereve të fundit.

Lunacek në përgjigjën për Ineksonline ka thënë se tani politikanët e Kosovës e kanë në duart e tyre çelësin për liberalizimin e vizave. 

“Mua me të vërtetë vjen keq që nuk ka përparim të mjaftueshëm në lidhje me përmbushjen e dy kritereve të fundit, siç është ratifikimi ende në pritje i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi  në Kuvend dhe kriterit tjetër ku Qeveria e Kosovës duhet për të ofruar përparim të mëtejshëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta të hierarkisë”, ka potencuar ajo.  

Lunacek ka thënë se është duke ofruar mbështetjen e saj të plotë dhe se do të bëj gjithçka që është në fuqinë e saj time për të mbështetur edhe më tej Kosovën në këtë rrugën saj integruese në mënyrë që të marrë një përgjigje pozitive nga Parlamenti Evropian.

“Jam e bindur se qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave me shpejt të jetë e mundur. Mungesa e perspektivës për lirinë e lëvizjes në zonën shchengen është një situatë e papranueshme që duhet të marr fund”, ka thënë Lunacek.

(Kosova Sot)