Blushi: Do ta rrëzojë Ramën

  • 26 October 2016 - 09:37
Blushi: Do ta rrëzojë Ramën

Ben Blushi sqaroi mbrëmë tek emisioni i Eni Vasilit se ka dalë për të mundur Edi Ramën në zgjedhje. Ai tregoi se Rama është sot aty ku është si kryetar i PS-së, falë ndihmës që i dha atij, kur nuk mund ta merrte PS-në.

Pra ishte Blushi që në shtator 2005 vendosi dhe i hapi udhën për të marrë drejtimin e selisë rozë, bashkë me Gramoz Ruçin.

Deputeti i vetëlarguar nga Partia Socialiste Ben Blushi ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama dhe ministra e deputetë të tjerë të PS i janë lutur në korrik të këtij viti për të mbështetur qeverinë, në rast se Ilir Meta dhe opozita do kërkonin mocion mosbesimi.

“Më janë lutur t’i mbaja në pushtet në kushtet nëse Meta do rrëzonte pushtetin”, ka thënë Ben Blushi në emisionin “Studio e Hapur”.

Ai shtoi gjithashtu se në rastin më të parë që do të ketë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, Blushi tha se do të votojë pro për rrëzimin e Rilindjes.

“Një nga punët që unë kam bërë në jetë i ka prirë Edi Ramës se edhe për shkakun tim është aty ku është. Por s’ka kapacitet për të më gjykuar mua. Unë kam dalë për ta mundur atë dhe të gjithë si ai”, theksoi deputeti Ben Blushi.

Në të vertetë dalja e partisë së re të Ben Blushit që pritet të zyrtarizohet nga muaji nentor të këtij viti ka krijuar shumë konfuzion në selinë e PS-së dhe ka turbulluar bazën socialiste.

Për të qenë korrekt me realitetin nuk besohet se Ben Blushi do jetë kryeministri i ri i paszgjedhjeve parlamentare 2017.

Nuk besohet se mund të marrë me shumë deputetë se PS, LSI dhe PD . Sepse është parti e re dhe e pa konsoliduar për shumë arësye, porse fryma e kësaj lëvizje antiRama do ti shkaktojë Edi Ramës humbjen e mbi 6 deri 7 mandate deputetësh nga numri që ka sot.

Mjafton votat e partisë së Blushit që marrin nga “mishi” i PS-së që Edi Rama të rrëzohet.

Duket se anijen e Edi Ramës nuk ka spirancë që e shpëton nga përmbysja,sipas Blushit.

Mësohet se Blushi është furnizuar me materiale e dokumenta nga kundërshtarët e fshehur të kryeministrit në qeveri, materiale të cilat do të publikohen gjatë muajit të fushatës elektorale.

Mes tyre janë edhe dy video të bëra në mjediset e kryeministrisë ku duket kryeministri në ca veprime jo kryeministrore. Blushi i zotëron dhe ka kurajon ti publikojë.

(Kosova Sot)