Seanca për “Grupin Drenica” nesër në ora 10:00

  • 26 October 2016 - 15:02
Seanca për “Grupin Drenica” nesër në ora 10:00

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të debatuar për vlerat e luftës.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se Kryesia sot ka shqyrtuar një kërkesë të Grupit Parlamentar  të PDK-së lidhur me situatën e krijuar në rastin “Drenica II”.

 “Për këtë u dakorduam që nesër të mbajmë seancë të jashtëzakonshme në orën 10 për të diskutuar për vlerat e luftës", tha Veseli.

 Në mbledhjen urgjente të Kryesisë kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës përveç atyre nga Lista Serbe.

 Seanca e rregull e paraparë për nesër në orën 10 me disa pika të rendit të ditës do të mbahet pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme.

(Kosova Sot)