Berisha për dënimin e luftëtarëve të Drenicës: Tradhëtia s`ka brina

  • 26 October 2016 - 16:01
Berisha për dënimin e luftëtarëve të Drenicës: Tradhëtia s`ka brina

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka reaguar ndaj seancës që do të mbahet nesër në Kuvend lidhur me të ashtuquajturin “Grupi i Drenicës”.

Berisha ka thënë se Kuvendi po mundohet t`u hedhë qytetarëve hi syve për shkak se ishte ky Kuvend ai që miratoi ligje e marrëveshje ndërkombëtare për ta gjykuar dhe dënuar luftën e UÇK-së, përcjellë Indeksonline.

Lexoni statusin e plotë të Berishës:

,,Kryesia vendos për seancë të jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së,,

Seancë koti për me luajtur ... me qytetarët dhe me i hedhur hi syve atyre...

Pikrishtë ky Kuvendë ka votu ligje dhe marrveshje ndërkomtare për me njëllos, gjyku dhe denu shqiptarët dhe luftën e shejtë të UÇK-së me iden që këtë luftë me barazu me luftën gjenocidale të Serbisë.

Nuk mundet ky Kuvendë me u arsyetu para luftetarve të denuar nga Drenica me një debatë koti... ,,Tradhëtia brina s,ka,, popullore.

Adresa e gjithë të këqijave për këtë vendë tashmë dihet, ajo është te ,,presidenti,, venditë!?

(Kosova Sot)