Isa Mustafa: Me ligjin e ri, do të përmirësohet jeta dhe kushtet e punës së minatorëve

  • 26 October 2016 - 20:58
Isa Mustafa: Me ligjin e ri, do të përmirësohet jeta dhe kushtet e punës së minatorëve

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në emisionin monitor ka theksuar se minatorët duhet të mbështeten në vazhdimësi.

Sipas tij, gjatë gjithë procesit të hartimit të ligjit, edhe minatorët kanë qenë pjesëmarrës.

Shefi i ekzekutivit të vendit, ka thënë ndër të tjera se shumë shpejt do të emërohet edhe bordi mbikëqyrës.

Ai ka theksuar se me këtë ligj do të përmirësohet jeta dhe kushtet e punës së minatorëve.

(Kosova Sot)