Më në fund përgjigjet Putin, tregon se a do ta sulmojë Rusia Evropën

  • 27 October 2016 - 17:46
Më në fund përgjigjet Putin, tregon se a do ta sulmojë Rusia Evropën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë sot se është budallallëk të mendosh se Rusia dëshiron ta sulmojë dike në Evropë.

Lideri rus i bëri këto komente në klubin “Valdai”, ku shtoi ai: “Rusia e vlerëson pavarësinë dhe identitetin e vet,.

Ai ka insistuar se Rusia nuk synon ta dominojë botën apo të konfrontohet me ndonjë vend tjetër.

“Ne nuk duam dominim botëror, apo zgjerim apo konfrontim me ndonjë vend tjetër,” ka thënë Putin.

Sipas RT-së, Putin ka lënë të kuptohet se disa vende të Perëndimit janë duke përdorur një kërcënim të përceptuar për sulm nga Rusia, në mënyrë që t’i largojnë njerëzit e vet nga problemet e brendshme.

(Kosova Sot)