DJ me më shumë se 2,000 palë atletesh

  • 27 October 2016 - 20:35
DJ me më shumë se 2,000 palë atletesh

HAPËSIRAT NË SHTËPI I JANË NGUSHTUAR SHUMË

"Nuk ka rëndësi sa atlete ke, por çfarë atletesh posedon"

Atletet e tij janë të varura në derë, të vendosura në kuti, në korridor dhe të grumbulluara në formë të një muri shumëngjyrësh afër shtratit të tij. Kash planifikon që ta "krasitë" pak koleksionin e tij, me qëllim të krijimit të hapësirës për "prurje" të reja

DJ dhe këshilltari i brandit, Kish Kash, ka aq shumë këpucë sportive në apartamentin e tij njëdhomësh në Londër, sa që ka mbetur shumë pak vend për çdo gjë tjetër. "Me gjasë kam rreth 2,000 palë atletesh, ndoshta edhe më shumë", ka deklaruar ai për CNN. "Nuk ka rëndësi sa atlete ke, por çfarë atletesh posedon". Ai insiston se nuk bëhet fjalë për koleksion dhe shton se i kanë dashur më shumë se 30 vjet për të mbledhur kaq shumë atlete. Kash thotë se mbledhja e atleteve për të është pasion i jetës së tij. "Ky pasion edhe më ka bërë të njohur, transmeton gazeta Kosova Sot.

Disa palë atletesh për të janë aq të veçanta, saqë kurrë nuk i ka bartur 

"Njerëzit më njohin në bazë të tij", thotë Kash duke buzëqeshur. Djali nga Londra, i cili gjatë fëmijërisë dhe rinisë preferonte futbollin, basketbollin dhe muzikën hip-hop, thotë të jetë bërë "trainer connoisseur". Pasioni i tij është shndërruar në karrierë, sikur që merret edhe me një emision të muzikës hip hop dhe rep. Ai ka bashkëpunuar për dizajnin e një palë mbathjeve të "Puma"-s. Por, për dallim nga disa koleksionistë, të cilët mbajnë mostrat e koleksioneve të tyre diku larg, Kash ka bërë që atletet të bëhen pjesë përbërëse e ambientit ku jeton. Ai thotë se disa palë atletesh për të janë aq të veçanta, sa që kurrë nuk i ka bartur, e as nuk ka ndërmend t'i shesë. Ai nuk është i vetmi që e ka këtë pasion.

Pjesë e kulturës së veshjes

Falë bashkëpunimit të tij me yjet sportive, me muzikantë dhe disenjatorë, kultura e atleteve tani është bërë trend botëror. Deri në fund të viteve 1970, këpucët sportive përdoreshin vetëm për atë që edhe ishin bërë - për sport. Tani ato paraqesin një pjesë të veçantë të kulturës së veshjes, duke u parë psh edhe në këmbët e presidentit Obama. Edhe pse Kash planifikon që ta "krasitë" pak koleksionin e tij, me qëllim të krijimit të hapësirës për "prurje" të reja, shkaqet pse ai e bën këtë nuk janë aspak financiare. 

(Kosova Sot)