Shkoi në spital për t'i trajtuar gurët në veshka, u kthye në shtëpi me një foshnje

  • 28 October 2016 - 19:04
Shkoi në spital për t'i trajtuar gurët në veshka, u kthye në shtëpi me një foshnje

"Kam qenë e tronditur", i ka thënë Jaegers-i CNN-it,raporton Gazeta Kosova Sot

Kur Shaun Jude Jaegers të rritet, ai do ta ketë një tregim shumë interesant për lindjen e tij. Ai, jo vetëm që ka qenë një foshnje "befasi", mirëpo nëna e tij në fillim kishte menduar që ka qenë vetëm një gur në veshka. Javën e kaluar, nëna e tij, Stephanie Jaegers, nga Lokust Grov të Gjorgjias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte përjetuar dhimbje të madhe në stomak. Meqë kishte menduar se ishte fjala për gurë në veshka, ajo kishte shkuar në një spital lokal. Teksa ajo po vlerësohej, një teknik e kishte pyetur se që sa kohë ishte shtatzënë. Jaegers ia kishte hedhur një shikim të çuditshëm dhe i kishte thënë që jo vetëm që nuk ishte shtatzënë, mirëpo edhe se ishte në periudhën e ciklit menstrual. Andaj, paramendojeni befasinë që e ka ndjerë ajo kur është dërguar në sallën e operacionit emergjent, me një doktor që kishte urdhëruar realizimin e ultrazërit. "Kam qenë e tronditur", i ka thënë Jaegers-i CNN-it. 

Shtanget edhe bashkëshorti Edhe bashkëshorti i saj ishte shtangur nga kjo ngjarje. "Për një moment kemi qenë duke kërkuar në 'google' për trajtimin e gurëve në veshka në panikun që e kishim përjetuar kur e kuptuam që jo vetëm se do të bëheshim prindër, mirëpo foshnja po vinte brenda një ore", ka shkruar Michael Jaegers në 'Facebook'. "Shumica e prindërve kanë nëntë muaj kohë të përgatiten për një bekim të tillë, ndërsa ne kemi pasur vetëm 30 minuta kohë". Stephanie Jaegers ka qenë e shqetësuar pasi që nuk kishte treguar ndonjë kujdes për fëmijën gjatë shtatzënisë. Mirëpo, kjo nuk ka qenë gjëja e vetme: foshnja ishte në telashe. "Ai ka qenë i kthyer zë prapthi. Këmbët ishin në vend të kokës", ka thënë ajo për CNN-in. Rreth një orë pas gjithë kësaj, Shaun-i kishte ardhur në jetë. Ka qenë një çmenduri e vërtetë, kanë thënë prindërit. Megjithatë, kur Stephanie e kishte mbajtur Shaun-in për herë të parë në duar, gjithçka ishte bërë në rregull. "Në atë moment, çdo frikë kishte kaluar. E pata kuptuar që gjithçka ka qenë e menduar të ndodhte kështu", ka përfunduar ajo.  

(Kosova Sot)