Qeveria 'Mustafa', e pafuqishme ta luftojë korrupsionin

  • 01 July 2015 - 07:40
Qeveria 'Mustafa', e pafuqishme ta luftojë korrupsionin

Analistët dhe deputetët opozitarë komentojnë vizitën e kryeministrit në Berlin

Vendit i nevojiten ndryshime serioze në qeverisje 

"Mënyra e vetme për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Kosovë është që të hiqen nga pushteti të korruptuarit, rrjedhimisht të rrëzohet kjo Qeveri, e cila e ka kapur tërë shtetin, pra edhe sistemin e drejtësisë, pikërisht përmes krimit dhe korrupsionit", tha nënkryetari i VV-së, Driton Çaushi, për "Kosova Sot

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në Gjermani, dhe takimi i tij me kancelaren Angela Merkel, sipas përfaqësuesve të subjekteve politike opozitare dhe njohësve të sundimit të ligjit, mund ta nxisë luftimin efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Kreu i AKK-së, Hasan Preteni, shpreson që lufta antikorrupsion të vijë në krye të prioriteteve. "Do të dëshiroja shumë, por këto çështjet e tjera 'politike' disi nuk po lejojnë që problemet e angazhimit "antikorrupsion" të vijnë në krye të listës së prioriteteve", tha Preteni për "Kosova Sot". Analisti Riza Smaka konsideron ftesën e zonjës Merkel për kryeministrin Mustafa, jo për vizitë të thjeshtë protokollare, të rregullt, por që t'i japë asaj raport për çështjet problemore në Kosovë, ndër të tjera edhe për shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha institucionet, duke e përfshirë në radhë të parë Qeverinë. Smaka tha se pret që kancelarja Merkel do t'ia numërojë kryeministrit Mustafa të gjitha kushtet, që nëse dëshiron të ketë rrugë evropiane të sigurt për Kosovën , fillimisht MSA-në dhe liberalizim vizash si hapje të proceseve integruese, ai duhet t'i japë garanci asaj, se do ta luftojë me sinqeritetin më të madh krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)