E çuditshme: Punëtori i ambasadorit Bosch lidh marrëveshje me Vetëvendosjen

  • 01 July 2015 - 16:58
E çuditshme: Punëtori i ambasadorit Bosch lidh marrëveshje me Vetëvendosjen

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar shpesh Vetëvendosjen kohëve të fundit, e sidomos kryetarin e Prishtinës, Shpesh Ahmetin, që vije nga ky subjekt politik. Bosch shumë herë muajve të fundit ka dalë dhe i ka mbushur vet me beton gropat nëpër rrugët e Prishtinës.

Ai në seancën e javës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, ku nuk kaluar amendamentet kushtetuese që i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, ka zhvilluar një diskutim të ashpër me deputetët e VV-së në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, është interesant fakti se një punëtori të ambasadorit holandez po i pëlqen Lëvizja Vetëvendosje. Fjala është për Ahmet Demajn, asambleist në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës nga radhët e Iniciativës “Të Pavarurit e Mitrovicës”, të cilën e udhëheq Nexhmedin Spahiu.

Këtë të hënë, Demaj si përfaqësues i kësaj Iniciative në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku siç thuhet në njoftim, kjo marrëveshje ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve brenda Kuvendit Komunal të Mitrovicës, me ç’rast asambleistët e këtyre subjekteve tani e tutje do të funksionojnë si një grup i vetëm i asamblistëve.

Pra, Demaj së bashku me asambleistin e PD-së, iu kanë bashkuar asambleistëve të VV-së, me ç’rast kanë bërë një grup të vetëm të asambleistëve, transmeton Veriu.info.

Veriu.info ka kontaktuar me Demaj, për ta pyetur se a mund të ketë ndikim në këtë marrëveshje fakti se ai është punëtor i ambasadës holandeze, e cila drejtohet një ambasadori Bosch, i cili po e kritikon haptazi VV-në. Duke u përgjigjur në këtë pyetje, Ahmet Demaj ka thënë “Marrëveshja është çështje tjetër, pasi që unë përfaqësoj ‘Të Pavarurit e Mitrovicës’, që në fakt është një lëvizje politike. Ndërsa, ambasadori Bosch nuk ka asgjë kundër Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Ndryshe, udhëheqësi i kësaj iniciative, Nexhmedin Spahiu për Veriu.info ka thënë se nuk është i njoftuar se asamblisti i tij ka lidhur marrëveshje me VV-në.

Në anën tjetër, asamblisti Demaj ka thënë për Veriu.info se e ka njoftuar Nexhmedin Spahiun dhe Iniciativën. “S’ka dashtë me të treguar (v.j. Nexhmendin Spahiu) me siguri, sepse është në dijeni për këtë punë”, tha Demaj.