'Pyetja nuk është se a do të ketë apo jo Gjykatë, por kush do ta themeloj atë'

  • 01 July 2015 - 19:55
'Pyetja nuk është se a do të ketë apo jo Gjykatë, por kush do ta themeloj atë'

Bashkëkryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikanë Eliot Engel ka treguar se dështimi i Kosovës për të krijuar Gjykatën Speciale i hap rrugë OKB’së që ta bëjë këtë.

Në një intervistë për KTV’në kongresmeni ka thënë se pyetja nuk është se a do të ketë ajo jo Gjykatë Speciale por kush do ta themelojë. Kështu ai ka dërguar mesazh për institucionet e Kosovës që ta rikonsiderojnë vendimin e tyre të së premtes kur nuk kaloi amandamenti kushtetues që i hap rrugë krijimit të dhomave të specializuara dhe zyrës së prokurorit të specializuar.

“Mendoj se Gjykata Speciale është një proces i hidhur nuk është gjë e gëzueshme por nganjëhere në jetë duhet të kapërdish kafshatën e zorshme në mënyrë që të ecësh tutje në fazën e ardhshme të jetës dhe konsideroj se kjo është situata këtu. Por mendoj se lidhja në mes Kosovës dhe SHBA’së është e fortë dhe do të vazhdoj të jetë e fortë dhe unë do të bëjë çdo gjë që është e mundur që të sigurohet që SHBA’ja dhe Kosova të mbesin aleatë të fortë”, tha Engel.