Vdiq Nicholas Winton, shpëtuesi i 669 fëmijëve nga kampet e përqendrimit

  • 01 July 2015 - 22:53
Vdiq Nicholas Winton, shpëtuesi i 669 fëmijëve nga kampet e përqendrimit
Sër Nicholas Winton, i konsideruar si “Schindleri britanik” pasi shpëtoi 669 fëmijë çekë dhe sllovakë, hebrenj në pjesën më të madhe, nga vdekja e sigurtë në kampet e përqëndrimit, vdiq sot në moshën 106-vjeçare, njoftoi Rotary Club of Maidenhead (RCM), shkruan ATSH.

Sër Nicholas Winton, i cili konsiderohej si “Schindleri britanik” kishte shpëtuar 669 fëmijë çekë, sllovakë dhe hebrenj nga vdekja e sigurtë në kampet e përqendrimit. Ndërsa, ai ka vdekur sot në moshën 106 vjeçare, ka njoftuar Rotary Club of Maidenhead (RCM), klub në të cilin ai ishte president, transmeton lajmi.net

“Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e sër Wintonit”, tha RCM-ja, president i së cilës ai ishte për disa kohë.

Ndërsa kryeministri britanik, David Cameron ka shkruar në rrjetin social Twitter se bota ka humbur një njeri të madh.

“Bota humbi një njeri të madh”, tha kryeministri britanik David Cameron

Winton u lind në Londër në vitin 1909 nga prindër hebrenj gjermanë. Para fillimit të Luftës II Botërore ai ndërmori një udhëtim në Pragë ku mori përsipër rrezikun e evakuimit të refugjatëve që vinin nga zona e sudetëve, e sapo aneksuar nga Gjermania naziste.

Historia e mësipërme e Schindlerit britanik doli në dritë vetëm 50 vjet më parë, kur bashkëshortja e tij, Greta, gjeti në papafingon e shtëpisë ku banonin një album fotografik me foto të kohës kur Winton ishte në Pragë. Në botë jetojnë rreth 6 000 persona, të cilët janë pasardhës të fëmijëve të atëhershëm të shpëtuar nga Wintoni, të cilët ia dedikojnë jetën pikërisht këtij të fundit