Goran Rakiq: Muri nuk rrënohet

  • 08 December 2016 - 22:29
Goran Rakiq: Muri nuk rrënohet

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë se muri nuk do të rrënohet.

Sipas shpjegimit të tij për takimin, palët janë pajtuar vetëm për ridizajnimin e murit.

“Përkundër asaj që ministrja për dialog me Beogradin, Edita Tahiri përhap të pavërteta duke thënë se muri do të rrënohet, dhe me këtë për të satën herë e shkelë marrëveshjen e arritur, pala serbe është e kënaqur me pajtimin për ridizajnim, e cila e them bindshëm, nuk parasheh rrënimin e murit”, ka thënë Rakiq për Tanjugun.

Ai ka thënë se në ditët në vazhdim do të ndërmerren të tilla masa që do të shtojnë qetësinë për banorët e veriut të Mitrovicës.

(Kosova Sot)