Ecnin mbi shina, treni përplas për vdekje 2 shqiptarët

  • 08 December 2016 - 23:28
Ecnin mbi shina, treni përplas për vdekje 2 shqiptarët

Dy shqiptarë kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në Itali, pasi po ecnin mbi shinat e trenit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ku të rinjtë shqiptarë, përkatësisht të moshave 25 dhe 30 vjeç po ecnin mbi shinat e trenit në Milano.

Sipas mediave italiane, kjo ka rezultuar fatale për të rinjtë, që janë përlasur për vdekje nga treni i linjës Milano-Vareze.

Edhe pse makinisti ka tentuar të ndalojë trenin, goditja ka qenë sërisht e fortë, çka u ka shkaktuar dy të rinjve vdekjen e  menjëhershme.

(Kosova Sot)