Vdes emigranti në kufirin me Maqedoninë, 5 ditë pa bukë e ujë

  • 02 July 2015 - 10:34
Vdes emigranti në kufirin me Maqedoninë, 5 ditë pa bukë e ujë

Emigranti sirian i cili ndërroi jetë para disa ditëve në Maqedoni kishte qëndruar në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë për pesë ditë pa bukë e pa ujë.

Kjo është konfirmuar nga Mersila Smailoviq nga organizata joqeveritare ‘Legis’ nga Shkupi, transmeton aktuale.mk.

“Për fat të keq asnjë organizatë joqeveritare nuk shkoi për të marrë në zonën midis kufijve 25 vjeçarin, i cili para dy ditëve ndërroi jetë në Gjevgjeli. Një nga familjarët e tij ka ardhur nga Gjermania dhe po përgadit dokumentet dhe mundësinë për varrimin e tij.