Kuvendi i AAK-së, Ramush Haradinaj i vetmi kandidat për kryetar

  • 02 July 2015 - 11:14
Kuvendi i AAK-së, Ramush Haradinaj i vetmi kandidat për kryetar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban sot Kuvendin e 7-të Zgjedhor. Kandidat i vetëm për kryetar të kësaj partie deri tash është themeluesi dhe lideri aktual, Ramush Haradinaj.

Në sallën ku po mbahet ky Kuvend, janë vendosur kutitë për votim, në të cilat 131 anëtarë të zgjedhur të AAK-së përmes fletëvotimeve do ta deklarojnë vullnetin e tyre për anëtarët e Kryesisë dhe kryetarin e AAK-së.

(Kosova Sot)