Plagosje me thikë në Malësinë e Madhe

  • 02 July 2015 - 11:25
Plagosje me thikë në Malësinë e Madhe

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në Malësinë e Madhe, pas një konflikti për motive të dobëta. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në fshatin Gril të Malësisë së Madhe, transmeton noa.
Autori i ngjarjes, 46-vjeçari Gzim Rrgalla ka plagosur me thikë 52-vjeçarin F.Ç., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes është shoqëruar në polici, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.