Ekstradohet nga Gjermania i kërkuari për dy vrasje në '99-n

  • 02 July 2015 - 19:31
Ekstradohet nga Gjermania i kërkuari për dy vrasje në '99-n

Një shtetas shqiptar u ekstradua nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë, pasi është dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Agron Laçaj (Lacej), 41 vjeç, banues  në Shkodër, ishte shpallur ë kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me Vendimin Nr.199,  datë 17.04.2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje“,  e kryer dy herë, “Armë mbajtje pa leje“,  parashikuar nga nenet 76 e 278/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Image

Arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë u është bërë më datë 05.02.2015, në Gjermani. Laçaj ka vrarë me armë dy shtetasit L.H., dhe S.R. Ngjarja ka ndodhur më datë 01.06.1999, rreth orës 22:30, në dalje të qytetit të Koplikut pas një grindje që shtetasit në fjalë kanë patur me njëri-tjetrin për motive të dobëta, transmeton shekulli. 

Arrestimi i Laçajt u bë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden.  Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.