Binjaket takohen pas 25 viteve

  • 03 July 2015 - 22:53
Binjaket takohen pas 25 viteve

Dy binjaket, Anais Border dhe Samantha Futerman janë takuar me njëra-tjetrën pas 25 vitesh. Takimi i tyre u bë falë kanalit “Youtube”.

Anais dhe Samantha nuk e dinin për ekzistencën e njëra-tjetrës, pasi Anais ishte adoptuar që e vogël dhe ka jetuar në Francë. Por, që të vogla ato kishin të njëjtin stil flokësh, të njëjtin stil veshjeje, urren karotat e ziera dhe pëlqenin ngjyrat e njëjta të thonjve.

Image

Binjakja Anais ka qenë ajo që ka nisur të kërkojë për Samanthan, pasi një mike e saj i ka dërguar në “Youtube”një trailer të filmit në të cilin dukej se ishte ajo në film, por në të vërtetë nuk ishte. Prandaj, ajo vendosi ta hulumtojë këtë rast, e shokuar me ngjashmërinë e madhe. Gjatë kërkimeve mësoi se vajza që ishte pjesë e filmit quhej Samantha dhe ishte një aktore e re nga Amerika.

Anais priti një muaj që t’i shkruajë Samanthas në faqen e saj në “Facebook”. Samantha u habit po aq sa Anais dhe të dyja vendosën që të takohen dhe të kryejnë testet e ADN-së.

U zbulua se ato të dyja kishin lindur me 19 nëntor të vitit 1987. Ndonëse njëra u rrit në Francë e tjetra në Amerikë, ato u shprehën se ndihen shumë të lumtura që u gjetën pas 25 vitesh.