Qytetarët lihen pa insulina sherri i një kërkese

  • 04 July 2015 - 13:39
Qytetarët lihen pa insulina sherri i një kërkese

Ministria e Shëndetësisë ia hedh fajin QKMF-së në Prishtinë  

Neglizhenca administrative i bën të vuajnë qytetarët

Qytetarët nga Prishtina kanë pohuar se ka disa kohë që janë interesuar për insulinë, por në qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare të Prishtinës marrin informata nga personeli mjekësor se aty mungojnë insulinat

Ka disa kohë që Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka mungesë të insulinës dhe se pacientët janë ndjerë të zhgënjyer për këtë çështje. Por, derisa nga Ministria e Shëndetësisë kemi një shpjegim rreth mungesës së insulinës, pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët furnizohen nga QKMF në kryeqytet, thonë se ka disa kohë që ata po ballafaqohen me këtë problem të mungesës së insulinës.

Qytetarët nuk e dinë se ku është problemi

Hajrie Krasniqi, qytetare nga Prishtina, ka pohuar se ka disa kohë që është interesuar për insulinë këtë qendër të Mjekësisë Familjare, por që sipas saj, ka marrë informata nga personeli mjekësor se aty mungojnë insulinat. "Ne si qytetarë nuk jemi në njohuri se ku është problemi, por theksoj se ka pasur mungesë të saj që një kohë të gjatë", ka pohuar ajo. Ndërkohë, reagime të ngjashme kanë pasur edhe pacientë e familjarë të tjerë të cilët të premten kishin zënë para njërës nga hyrjet e Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe po prisnin furnizimin me insulina, e që sipas tyre, tanimë kishin marrë lajmin se ishte furnizuar kjo qendër mjekësore, por që duhet pritur... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)