Ky është Ramadani, që pas 53 vitesh u kthye në Kosovë

  • 04 July 2015 - 18:17
Ky është Ramadani, që pas 53 vitesh u kthye në Kosovë

73-vjeçari Ramadan Krasniqi nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës, që jeton në Australi më shumë se gjysmë shekulli, pas 53 vitesh ka shkelur përsëri në Kosovë.

Me flamuj në duar e me sy të përlotur, familjarët e tij kishin dalë për ta pritur në Aeroportin "Adem Jashari".

Ai u largua nga Kosova më 26 prill 1962, kur ishte vetëm 19-vjeçar, meqë nuk dinte asnjë fjalë serbisht e nuk donte të përfundonte shërbimin ushtarak në ish-Jugosllavi.

Historia e tij fillon kur largohet nga Studençani dhe merr rrugën për në Itali, më pas në Gjermani e në fund në Australi.

"Unë thashë: Ramadan Kransiqi nuk shkon dy vjet për ushtar”, ka thënë ai, transmeton gazetaExpress.

Ndonëse veprimtaria e tij ishte larg tokës së lindjes, në një vend ku gjuha shqipe flitet fare pak, ai mirë shqipen. Këtë nuk e kishte harruar me librat e letrat që ia dërgonin nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Edhe familjarët e tij, Ilmi Berishi dhe Irfan Krasniqi, thanë se nuk ka gëzim më të madh sesa ardhja e tij pas 53 viteve.

Ramadan Krasniqi është i martuar me një grua nga Korça dhe ka dy fëmijë.