Afganistan, i hedhin vajzave acid në fytyrë sepse shkojnë në shkollë

  • 05 July 2015 - 09:41
Afganistan, i hedhin vajzave acid në fytyrë sepse shkojnë në shkollë

Disa persona me motoçikleta hodhën acid në fytyrat e tre adoleshenteve gjatë rrugës për në shkollë në provincën Herat të Afganistanit.

Vajzat, të moshës 16 dhe 18 vjeç, janë student në një nga shkollat më të mëdha për vajza në provincën Herat, lajmëroi drejtori i departamentit arsimor, transmeton oranews.

Të tre vajzat u dërguan në spitalin e provincën përpara se prindërit t’i merrnin me vete.

Dy nga vajzat janë në gjëndje kritike pas acidit që iu hodh në fytyrë, njoftojnë mjekët.

“Ky është ndëshkim meqë doni të shkoni në shkollë,” mësohet t’i kenë thënë personat me motoçikletë vajzave.

Shefi i policisë Abdul Ahmadi tha se policia po punonte fort për kapjen e autorëve.