Serbia para se të hyjë në BE detyrohet të njohë Kosovën

  • 06 July 2015 - 14:12
Serbia para se të hyjë në BE detyrohet të njohë Kosovën

Bodo Weber, studiues në Këshillin për politika të demokratizimit në Berlin në prag të vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd, ka folur në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ku ka thënë se Serbia duhet të njohë në një formë formale shtetin e Kosovës para se të hyjë në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Brukselit ka qenë vetëm “marrëveshja e parë për normalizim të marrëdhënieve” derisa e gjithë paketa e kushteve të Gjermanisë dhe vendeve tjera ka të bëjë me normalizimin e plotë para se Serbia të hyjë në BE, që do të thotë të njoh në një formë formale realitetin e të qenit Kosova shtet i pavarur.

Kjo sipas tij, është përfshirë në kuadër të bisedimeve të BE-së, që asgjë tjetër nuk do të thotë vetëm se në procesin e anëtarësimit përmes 35 kapitujve të prerë, de facto ndahet territori i Kosovës nga shteti serb dhe institucionet e saj,  transmeton lajmi.net.

“Qeveria serbe e kishte pranuar atë aso kohe, por pasi që gjatë tërë vitit të kaluar ishte bllokuar zbatimi i marrëveshjes, kemi parë një kthim në formulën e famshme “neutral ndaj statusit” dhe “kushteve të reja”. Kjo megjithatë nuk e shpëton Beogradin nga ballafaqimi”, ka thënë Weber.